Blunt: Dua të jem e shëndoshë

03/02/2011 08:55

Në një kohë që Halle Barry refuzon ofertën për të interpretuar rolin e Aretha Franklin për të mos humbur linjat, Emily Blunt është shprehur se do të ishte shumë e lumtur nëse një regjisor do i kërkonte të shëndoshej.

Në këtë mënyrë aktorja britanike do të hante çfarë të donte.

“Do më pëlqente të isha e shëndoshë. Matt Damon ka thënë se për të interpretuar rolin në filmin ‘The Informant’ hante çdo ditë një pulë të pjekur, hamburgera dhe spageti. Do doja që edhe mua të më ofronin një rol të tillë”, deklaroi Blunt për revistën ‘OK’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA