Bieber: Pushimi, momenti më i bukur i ndeshjes
03/02/2011 18:20
16-vjeçari Justin Bieber është i mësuar me gardhet me vajza të reja, të cilat bërtasin emrin e tij dhe i kërkojnë që të martohen.
Megjithatë, këngëtari dhe aktori kanadez dukej veçanërisht i lumtur me spektaklin që ofruan balerinat gjatë një ndeshje basketbolli të New York Knicks, një ditë më parë.
Bieber vendosi të relaksohej duke parë një ndeshje të NBA-së, pas regjistrimeve të filmit të tij të fundit, “Never Say Never”.
Në mënyrën se si i shkëlqenin sytë gjatë spektaklit të balerinave, 16-vjeçari mund të ketë zbuluar edhe arsyen përse refuzon të gjithë ftesat e moshatareve: atij i pëlqejnë femrat më të mëdha se vetja.
Top Channel