Barcelona-Real, finalja e “luksit”

03/02/2011 01:25

Barcelona-Real Madrid. Kjo është supersfida finaliste e Kupës së Mbretit në Spanjë që u përcaktua pas ndeshjeve gjysmëfinaleve të luajtura mbrëmjen e mërkurë.

Katalanasit fituan 3-0 ndaj Almerias, duke shënuar përkatësisht me Adrianon, Tiago Alcantaran dhe Ibrahim Afelai.

Ndërkohë skuadra e Realit, që vinte nga një humbje shokuese në Primera Division ndaj Osasunës, mposhti Seviljen me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Ozil dhe blerja e fundit e skuadrës merengue, Adebajor.

Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 22 prill.

Top Channel