Tottenham, Modriç rrezikon ndeshjen ndaj Milan
02/02/2011 13:00
Luka Modriç rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Milan.
Shkak për këtë është operacioni i apendisitit të cilit i është nënshtruar mesfushori kroat.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Tottenham Hotspur.
Modriç duhet të qëndrojë të paktën dy javë pushim përpara se të rifillojë stërvitjen me ekipin anglez.
Milan-Tottenham do të luhet të martën, më datë 15 shkurt.
Top Channel