Rossi: Tre muaj larg formës më të mirë

02/02/2011 16:35

Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, zhgënjeu tifozët e Dukatit, ndërsa deklaroi se do t’i duhet edhe shumë kohë për të arritur maksimumin.

31-vjeçari, i cili pësoi një dëmtim serioz në shpatull gjatë 2010-s, tha: “Duhet ende kohë për të arritur më të mirën time. Situata po përmirësohet, por jemi ende larg.

Tani jam në gjendje të ngas motorin dhe kjo është diçka pozitive. Në pjesët e drejta apo kthesa gjithçka shkon mirë, por për fat të keq, dhimbja është shumë e fortë në kthesat e dyfishta”.

Pavarësisht problemeve të tij fizike, Rossi është i vendosur që të punojë për përmirësimin e motorit të tij. “Kemi provuar shumë gjëra të reja, në shumë testime. Rezultatet nuk janë të këqija, por ka ende probleme për t’u zgjidhur”.

Strategjia e sezonit do të jetë e qartë. “Do të jetë shumë e rëndësishme për mua që të qëndroj në garën për titull deri në maj. Kur të kem rikuperuar gjendjen më të mirë fizike, atëherë gjithçka do të jetë më e thjeshtë”.

Në deklaratën e tij, Rossi komentoi edhe formën aktuale të kundërshtarëve: “Duket sikur të gjithë janë në formë të mirë, si pilotët, ashtu edhe motorët. Gjithsesi, është normale që në prova të jesh më i shpejtë se në fundjavën e garave.

Kur ke tre ditë të tëra për të gararuar, nga mëngjesi deri në darkë, mund të regjistrosh kohë shmë më të shpejta, sepse je në gjendje të rregullosh motorin ashtu si duhet, por mbi të gjitha, sepse vetë pista shtrohet më shumë.

Nuk është ky momenti për të menduar për konkurrencën. Tani, e rëndësishme është që të vazhdojmë të përmirësohemi sa më shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA