Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur dy vende në renditjen mujore të FIFA-s, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 66-të.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikoi në mesditë klasifikimin e muajit shkurt, në të cilin Spanja vazhdon të kryesojë.
Kombëtarja iberike qëndron në vendin e parë, që prej suksesit në Botërorin e Afrikës së Jugut. I vetmi ndryshim në dhjetëshen e parë është Egjipti, që ka rënë 21 vende.
Vendi i dhjetë në botë i kalon Greqisë. Hapin më të madh përpara e ka bërë kombëtarja japoneze, e cila sapo fitoi Kupën e Azisë.
Skuadra e drejtuar nga italiani Zaccheroni, falë triumfit në Bahrein, në finalen përballë Australisë, përfshihet midis 20 përfaqësueseve më të forta në botë.
Renditja e FIFA-s për muajin shkurt:
1. Spanjë 1 887 pikë
2. Holandë 1 723
3. Gjermani 1 485
4. Brazil 1 446
5. Argjentinë 1 338
6. Angli 1 195
7. Uruguaj 1 152
8. Portugali 1 090
9. Kroaci 1 075
10. Greqi 1 016
11. Norvegji 995
12. Rusi 982
13. Itali 965
14. Kili 947
15. Ganë 940
16. Slloveni 897
17. Japoni 882
18. SHBA 869
19. Francë 867
20. Sllovaki 854
66. SHQIPËRI 497
Top Channel