Itali, 5 vjet “non grata” huliganëve serbë

02/02/2011 20:35

Një gjykatë në Itali dënoi me pesë vjet pamundësi shkelje në territorin italian tetë huliganë serbë, të arrestuar pas trazirave të ndeshjes Itali-Serbi.

Ata ishin pjesë e një grupi që u bë shkaktare e moszhvillimit të takimit të planifikuar për 12 tetorin e 2010, në stadiumin e Xhenovas.

Në një vendim që UEFA morri më vonë, ndeshja iu dha Italisë në tavolinë me rezultatin 3-0. Disa prej huliganëve ishin dënuar më parë deri në dy vjet burg, për sulmin e tyre ndaj policëve.

Megjithatë, ata u lejuan që të zgjidhnin ndërmjet dy dënimeve, qëndrimit në burgjet italiane apo kthimit në Serbi pa të drejtë shkelje në Itali për pesë vjet.

Në mars do të paraqiten përpara gjykatës katër huliganë të tjerë, midis të cilëve edhe organizatori i tifozëve ultras, i quajtur Ivan Bogdanoviç dhe autor i djegies së një flamuri shqiptar.

Top Channel