Inter, rikthehet Snejder

02/02/2011 14:10

Wesley Snejder rikthehet në listën e të grumbulluarve të Interit për ndeshjen e nesërme që Inter do të luajë ndaj Barit.

Hollandezi mungon që nga Botërori i Klubeve dhe do të jetë në stol gjatë transfertës së zikaltërve.

Leonardo, trajneri i Inter, tha në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Snejder ka 50 ditë që nuk luan dhe duhet të vlerësoj shumë gjëra para se të vendos nëse nesër do të luajë apo jo.”

Përsa i përket merkatos së janarit, Leonardo u shpreh: “Është e vështirë që gjatë merkatos së dimrit të gjesh lojtarët e duhur, por ne ia kemi arritur qëllimit. Jam i kënaqur me blerjet.”

Top Channel