Ian Thorpe i rikthehet notit

02/02/2011 12:25

Kampioni olimpik Ian Thorpe ka njoftuar rikthimin e tij në garat e notit gjatë një konference shtypi në Sidney (Australi).

Australiani 28-vjeçar hoqi dorë nga sporti në vitin 2006 pas një karriere të shkëlqyer në të cilën ka fituar 9 medalje olimpike (5 ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi) dhe 11 tituj botërorë.

Thorpe tha se vendimin e ka marrë në shtatorin e kaluar dhe se është stërvitur në mënyrë të fshehtë. Për të ruajtur sekretin i ka kërkuar edhe miqve të tij që të gënjejnë kur janë pyetur për projektet e kampionit të notit.

Objektivi i Thorpe janë Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër.

“Do të stërvitem në Abu Dhabi dhe në Londër për garat e 100 dhe 200 metrave. Për garën e 400 metrave nuk mendoj se do të kem kohë të përgatitem”, deklaroi Ian Thorpe.

Top Channel