Alonso, më i shpejti në provat e Valencias

02/02/2011 16:20

Ferrari i Fernando Alonso-s regjistroi kohën më të shpejtë në ditën e dytë të provave të Valencias, duke u përgjigjur menjëherë, pas një dite të parë zhgënjyese.

Të martën, spanjolli përfundoi një sekondë pas Red Bullit të Vettel-it, por sot gjithçka ndryshoi. Alonso regjistroi xhiron e tij më të shpejtë për 1’13”469, dy të dhjetat përpara kampionit të botës.

Xhiro më e shpejtë për Vettelin ishte 1’13”614. Pavarësisht se janë vetëm testimet e para në fillim të sezonit, midis dy pilotëve duket se ka filluar konkurrenca.

”Makina është e besueshme dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë moment të sezonit. Ju kujtoj se sa shtrenjtë na kushtuan problemet dy vjet më parë. Edhe pse është ende shumë herët, përshtypjet e para janë pozitivie”, deklaroi Alonso.

Top Channel