Adriano kërkon leje për karnavalet

02/02/2011 20:40

Pavarësisht se forma e tij zhgënjyese ka ngjallur revoltat e shumë tifozëve të Romës, Adriano është i vendosur që të rikthehet në Brazil për të marrë pjesë në karnavalet e famshme të Rio de Zhaneiros.

”La Gazzetta dello Sport” lajmëroi sot se “Perandori” do të përfitojë nga fakti që ndodhet aktualisht i dëmtuar, për të kërkuar leje për të udhëtuar deri në vendlindje, me rastin e festës së madhe që zhvillohet në shkurt.

”Do të jem në gatishmërinë e trajnerit vetëm pas një muaji ose një muaji e gjysmë, prandaj shpresoj që të gjej mirëkuprimin e klubit”, deklaroi Adriano, i pyetur prej së përditshmes italiane.

Midis të ftuarve të nderit të Karnavaleve të Rios, këtë herë do të jetë edhe Ronaldinho, i cili duke kaluar tek Flamengo, e ka shndërruar Rion në qytetin e tij të rezidencës.

Top Channel