Xavi: Fabregas do Barcelonën

01/02/2011 13:30

Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, është i bindur se Cesc Fabregas do të luajë në të ardhmen për klubin katalanas sepse kjo “është dëshira e tij”.

“Dëshira më e madhe e Fabregas është kthimi në Barcelonë, por Arsenal duhet të jetë dakord me këtë gjë. Cesc është formuar në Barcelonë dhe ka ADN-në e këtij ekipi, por nuk varet çdo gjë nga ai”, u shpreh Xavi.

Xavi, i cili mbush 30 vjeç në tetor, mendon se Fabregas (23 vjeç) mund të jetë pasardhësi i tij.

“Nëse Fabregas vjen në Barcelonë mund të luajmë bashkë siç bëjmë në kombëtaren spanjolle. Unë luaj më mirë kur kam rreth vetes lojtarë të karakteristikave të mia dhe Fabregas është i tillë”, shtoi spanjolli.

Top Channel