Në Kosovë janë katër opsione për marrjen e postit të presidentit të Republikës, që do zgjidhet me formimin e koalicionit qeveritar që do kryesohet nga Hashim Thaci.

Sipas së përditshmes “Koha Ditore”, e cila i referohet burimeve ndërkombëtare, kandidatura më e privilegjuar është ajo e Edita Tahirit.

“Zgjedhja e saj do të ishte një zgjidhje e mirë në këtë moment jo të lehtë për Kosovën”, ka deklaruar një burim ndërkombëtar për “KD”.

Ndërkohë, kandidatët e tjerë janë Blerim Shala, Agim Ceku dhe Veton Surroi, ndërkohë që kandidatura e Behxhet Pacollit konsiderohet si e papranueshme.

“Koha Ditore” shton më tej se opsioni për një femër presidente është mbështetur hapur nga zyrtarët ndërkombëtarë, në vecanti nga kreu i ICO-së, Piter Feith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA