Kosovë, 133 aktakuza për zgjedhjet
01/02/2011 10:35
Prokuroritë komunale në Kosovë kanë ngritur aktakuzat e para rreth dyshimeve për manipulime në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 12 dhjetor.
Sipas raportimeve të mediave kosovare, janë 133 cështjet që institucionet komunale të akuzës kanë ngritur për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Nga këto, 48 cështje janë kompetencë e rajonit të Prishtinës, 26 të rajonit të Prizrenit, 14 të rajonit të Pejës, 7 të Gjilanit, 19 të Mitrovicës, 12 të Ferizajt dhe dy të Gjakovës.
Burimet shtojnë më tej se shumica e këtyre cështjeve janë hapur pas ankesave të bëra nga ana e lëvizjes “Vetëvendosje”.
Top Channel