Formula 1, nis beteja Alonso-Vettel

01/02/2011 20:20

Sezoni i ri i Formulës 1 ka ndezur motorët, ndërsa në testet e para të vitit në Valencia, paraqitja e Vettel dhe Ferrarit F150 ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendje.

Kampioni i botës në fuqi, gjermani Sebastian Vettel, kompletoi xhiron më të shpejtë, me kohën 1’13”769. Red Bulli duket se do të vazhdojë të jetë ende makina për t’u mposhtur, ndërsa Alonso ishte një sekondë më i ngadaltë.

Spanjolli përfundoi xhiron e tij më të mirë në 1’14”718. Megjithatë, më e rëndësishme për Ferrarin ishte fakti që Alonso testoi makinën e re për 200 kilometra me radhë.

Të gjitha makinat ishin në pistë, me përjashtim të McLarenit, Virgin e Force Indias.

Top Channel