Diaz, më e vjetër dhe më e zgjuar

01/02/2011 12:30

Cameron Diaz nuk është aspak e shqetësuar për kalimin e viteve, madje ndihet gjithmonë e më mirë me veten.

Aktorja 38-vjeçare e di tashmë shumë mirë se çfarë dëshiron në jetën e saj private.

Diaz pranon që po del me yllin e bejzbollit, Alex Rodriguez, por nuk flet për “dashuri”.

“Ideja ime për dashurinë ka ndryshuar me kohën dhe vazhdon të jetë në evolucion të vazhdueshëm. Nuk kam një përkufizim për dashurinë dhe nuk dua të kem sepse nëse fillon një marrëdhënie me ide të caktuara atëherë është shumë e vështirë të manovrosh”, shprehet Cameron Diaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA