Charlie Sheen paguan 20 mijë $ pornostaren

01/02/2011 16:35

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, pagoi 20 mijë dollarë një pornostare, që ajo të ishte prezente në një parti, gjatë së cilës nuk shfaqi asnjë prej aftësive të saj profesionale.

Këtë e bëri të ditur në shtypin amerikan vetë aktorja Kacey Jordan, e fotografuar ndërsa tërhiqte nga banka paratë që Sheen i kishte transferuar në llogarinë e saj.

22-vjeçarja ishte pjesëmarrëse në një festë që 45-vjeçari Sheen organozoi përpara disa ditësh në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Megjithatë, ajo nuk bëri asgjë për të fituar paratë sepse pasi Sheen konsumoi vazhdimisht kokainë dhe pije, përfundoi me dhembje të forta stomaku në spital.

Besohet se Sheen ka shpenzuar 300 mijë dollarë në muajt e fundit vetëm me drogë, pije dhe prostituta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA