Zonja e parë franceze nuk do të merret me politikë dhe nuk do të bëjë fushatë nëse bashkëshorti i saj, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, vendos të kandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale.
“Për mua politika është e vështirë. Kurrë nuk do të jetë profesioni im”, u shpreh Carla Bruni për ‘Le Parisien’.
Edhe pse Bruni ndihet krenare që përfaqëson Francën anembanë botës si bashkëshortja e Sarkozy, ajo nuk do të bëjë fushatë.
Bruni kujton se kur ishte e re kishte ide të majta dhe votonte për të majtën në Itali, por në Francë deklaroi se nuk e ka bërë kurrë këtë gjë.
“Bëja pjesë në shoqërinë e artistëve dhe ishim të majtë në Itali, por në Francë nuk kam votuar kurrë për të majtët”, përfundoi Carla Bruni.
Top Channel