Torres, tek Chelsea për 50 mln paund

31/01/2011 21:15

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, është shndërruar në futbollistin e ri të Chelsea-t, konfirmuan të dy klubet pak më parë në faqet e tyre të internetit.

Ai do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e londinezëve, që besohet se kanë bindur skuadrën e Liverpool-it me një shumë rreth 50 milion paundve.

Liverpool vendosi të lejojë Fernando-n të bisedojë me skuadrën londineze gjatë pasdites dhe aktualisht, ai është duke negociuar pagën dhe detajet e fundit të kontratës me blutë.

Zyrtarizimi do të bëhet në orët në vazhdim dhe Torres mund të prezantohet me fanelën e Chelsea që nesër. Më parë, Liverpool kishte refuzuar një ofertë prej 42 milion paundësh për kampionin e botës.

Me paratë e fituara, të kuqtë pritet të sigurojnë blerjen e Andy Carroll për 35 milion paund prej Newcastle, ndërsa Luis Suarez është konfirmuar prej Ajax-it për 21 milion.

Top Channel