Tirana mposht Dinamon në derbin kryeqytetas

31/01/2011 20:30

Tirana përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1 në derbin kryeqytetas me Dinamon, në një ndeshje të zhvilluar më parë gjatë ditës.

Falë këtij rezultati, bardheblutë ngjiten në vendin e katërt të renditjes, një pikë mbi dinamovitët.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për këta të fundit, që krijuan disa raste të mira dhe kaluan në avantazh nëpërmjet Elis Bakajt.

Pejiç shpërdoroi disa raste të mira për të barazuar, deri kur Morina riktheu barazpeshën në të 21’, i harruar në zonë prej mbrotjes së skuadër së Ilir Dajës.

Në minutën e 35-të, Tirana fitoi një 11-metërsh, shumë i kontenstuar nga stoli i Dinamos. Lila dyfishoi, ndërsa në tensionin e krijuar trajneri Daja u përjashtua nga loja prej gjyqtarit, për protestat e tij të ekzagjeruara.

Pavarësisht disa rasteve të mira në pjesën e dytë, rezultati i ndeshjes mbeti i pandryshuar. Në fazën e parë, përballja mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar në barazimin 1-1.

Top Channel