Serbi-Kroaci, tension për veteranin e luftës
31/01/2011 21:20
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor ka deklaruar se veterani kroat i luftës, Tomisllav Purda, nuk ka bërë asnjë gabim kur ka luftuar në Vukovar gjatë luftës së vitit 1991.
Komentet e saj Kosor i bëri në një moment kur Serbia ka kërkuar nga Bosnja dorëzimin e Purdës.
Zagrebi e kundërshton gjykimin e planifikuar në Serbi për luftëtarin dhe kjo cështje ka përkeqësuar raportet me Beogradin, të cilat në një moment u duke se u riparuan.
Top Channel