Milan blen edhe Legrottaglie

31/01/2011 09:40

Milan mbyll merkaton e janarit me një blerje tjetër.

Kuqezinjtë kanë mbyllur operacionin për blerjen e mbrojtësit të Juventus Nicola Legrottaglie.

Mbrojtësi i qendrës do të zyrtarizohet si futbollist i Milan ditën e sotme dhe në arkat e klubit bardhezi do të shkojnë më pak se një milion euro për këtë operacion.

Pas dëmtimit të Ambrosini në Catania, Allegri detyrohet të spostojë Thiago Silva në mesfushë dhe në këtë mënyrë ishte e nevojshme mbërritja e një lojtari për të luajtur me Yepes në qendër të mbrojtjes në pritje të rikthimit nga dëmtimi i Nesta.

Top Channel