Juventus, mbërrin sulmuesi Matri

31/01/2011 17:55

Juventusi siguroi shërbimet e sulmuesit të Cagliari-t, Alessandro Matri-t, në orët e fundit përpara mbylljes së merkatos së janarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 26-vjeçari do t’i bashkohet bardhezinjve në formë huazimi deri në verë, por me një opsion blerjeje për 15 milion euro.

Cagliari-t do t’i kalojë kartoni i Ariudo-s, i vlerësuar 2,5 milion euro. Ndonëse Juventusi nuk dëshironte të bënte shpenzime të rëndësishme në këtë merkato, kriza në sulm dhe mundësia e mbetjes jashtë Champions League e detyruan klubin të bënte një sakrificë të rëndësishme.

Matri kishte pothuajse të mbyllur kalimin tek Milan-i, por marrëveshja u prish në momentin e fundit, pasi Antonio Cassano mbeti një futbollist me parametra zero.

Pas mbërritjes së 26-vjeçarit, lejohet të largohet i lirë brazilo-italiani Amauri. Ai pritet të firmosë në orët e ardhshme me Parmën.

Top Channel