Inter, mbërrin japonezi Nagatomo

31/01/2011 20:25

Mbrojtësi i majtë i Cesenas, Nagatomo, është shndërrar në futbollistin e ri të Interit, raportoi “La Gazzetta dello Sport” gjatë pasdites.

Vendimi për të kontraktuar japonezin u morr pas pamundësisë për të nënshkruar me objektivin kryesor të presidentit Moratti, italianin Criscito.

Nagatomo, i cili ndiqej me vëmendjes edhe prej Barcelonës, i bashkohet zikaltërve në një operacion që do të dërgojë Davide Santon në të njëjtën skuadër me sulmuesin tonë, Erjon Bogdani-n.

Top Channel