Bayern Munchen, Robben godet me grusht Muller

31/01/2011 10:55

Fitorja në fushën e Werder Bremen me rezultatin 3-1 nuk ka qetësuar situatën tek Bayern Munchen.

Provë për këtë është debati i ashpër që ndodhi midis Arjen Robben dhe Thomas Muller në fushën e lojës.

Robben goditi me grusht në fytyrë futbollistin gjerman dhe ishte ndërhyrja e menjëhershme e lojtarëve të tjerë të Bayern që qetësoi situatën.

Duket se Robben nuk e ka pritur mirë një gjest ironik të Muller pasi hollandezi goditi keq një goditje dënimi që kërkonte ta ekzekutonte gjermani. 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel