Bashkëshorti i Parry-t “argëtohet†me një bionde
31/01/2011 17:05
Ndërsa bashkëshortja e tij, Katy Parry, është duke u përqendruar tek turi i saj i ri, Rusell Brand kaloi një kohë shumë të mirë duke u puthur me një bionde në Nju Jork.
Megjithatë, Parry nuk ka përse të shqetësohet, pasi emri i “dashnores” është Greta Gerwing dhe është protagoniste në një film të quajtur “Arthur”, së bashku me Rusell-in.
Ajo që Parry mund të kërkojë prej bashkëshortit të saj 35-vjeçar, janë shpjegime për faktin që atij iu desh të përsëriste disa herë skenën deri në xhirimin perfekt.
Mbetet për të kuptuar nëse Rusell-i gaboi në të vërtetë në provat e para apo dëshironte të përsëriste pjesën sa më shpesh që të ishte e mundur.
Top Channel