Osasuna shokon Realin

30/01/2011 21:50

Real Madrid ka pësuar humbjen e dytë sezonale pasi është mundur 1-0 nga Osasuna, duke qëndruar 7 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Kamunjas me golin e tij në minutën e 63’ është ai që ka vendosur sfidën në Reyno De Navarra. Një rezultat ky që ia vështirëson akoma më shumë punën Mourinhos dhe galaktikëve të tij për të thyer hegjemoninë e Barcelonës në Spanjë, e cila po sundon prej më shumë se dy vjetësh.

Pas golit të pësuar tekniku portugez futi në fushë Kakanë dhe blerjen më të fundit Adebayor, por asnjërë nga armët e tij nuk funksionoi në këtë sfidë, duke dalë të gjithë kokëulur.

Top Channel