Milan fiton në transfertë

30/01/2011 08:30

Milani bën mrekullinë në një nga ndeshjet më të vështira të kësaj periudhe me Katanian, duke fituar në transferë 0-2.

Një ndeshje e ashpër fizike dhe me shumë ndërhyrje të gabuara nga të dyja skuadrat në pjesën e parë.

Me fillimin e së dytës kuqezinjtë mbeten me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Van Bomelit pas dy kartonave të verdhë. Edhe pse në inferioritet numerik në fushë, Milani gjen golin e parë pas 4 minutave, kur një goditje e Ibrahimoviç grushtohet nga portieri vendas e më pas Robinjo zhbllokon rezultatin.

Përpjekjet e Katanias për t’u kundërpërgjigjur ishin të vakta e pa rrezultat ndërkohë që Robinjo i rikthen favorin Ibrahimoviçit 5 minuta përpara përfundimit të ndeshjes duke i servirur asist për golin e dytë që i sigurojë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Alegrit e cili mbetet në krye të kampionatit italian me 7 pikë avantazh ndaj Napolit të vendit të dytë.

Edhe Lacio ka mundur të fitojë në këtë javë të 22-të Serisë A, ku ka mundur 2-0 Fiorentinën. Në fillim Kozak dhe më pas Lishtejner në mbyllje të ndeshjes i sigurojnë tre pkë lacialëve që barazon përkohësisht me pikë Napolin e vendit të 2-të.

 

Top Channel