Bayern Munchen mund Werder Bremen

30/01/2011 09:20

Ka qenë një ndeshje spektakolare ajo e zhvilluar në Vestershtadio mes Verder Bremenit dhe Bajernit të Mynihut, megjithatë pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Me fillimin e së dytës Mertesaker zhbllokon shifrat për Verderin duke treguar një vetëbesim te skuadra e tij se do t’ia dilte mbanë të merrte tre pikëshin, por nuk ndodhi kështu. Roben rikthen barazpeshën në minutën e 65-të duke i lënë rradhën një autogoli të Mertesakerit, ndërsa 4 minuta nga përfundimi i ndeshjes Klose shfrytëzon mjaft mirë asistin e Mylerit duke çuar shifrat në 1-3.

Kjo fitore e ngjit skuadrën e Van Galit në vendin e tretë në Bundesligë pas 20-javësh.

 

Top Channel