Barcelona bën detyrën

30/01/2011 09:10

Se si ia ka dalë mbanë më parë Herkules për të mundur Barcelonën 0-2 në ndeshjen e shkuar ende ka mbetur papërgjigje, ndërkohë që në këtë ndeshje katalanasit kanë bërë detyrën duke fituar 3-0 në transfertën e zhvilluar në Kosta Blanka duke marrë tre pikët e rradhës.

Me këtë fitore ata lënë sërish prapa me 7 pikë Realin e Madridit i cili do të zhvillojë sot ndeshjen e tij të kësaj jave në Primera Division.

Pedro zhbllokon rezultatin në fundin e pjesës së parë duke i lënë rradhën Lionel Mesit me 2 gola brenda 2 minutash në minutën e 88 dhe të 89-n, duke shkuar në kuotën e 109 golave në kampionatin spanjoll e njëkohësisht duke thyer rekordin e Samuel Etos i cili kishte shënuar 107 gola.

Synimi i rradhës për të duket të jetë Cezar Rodrigez i cili ka shënuar 195 gola.

 

Top Channel