Skënderbeu fiton 2-0 me Bylisin

29/01/2011 19:10

Ka debutuar me fitore Skënderbeu në rikthimin e tij në kampionat, pas pushimeve dimërore dhe ndeshjeve të shtyra.

Në debutimin me blerjet e reja si Muzaka, Cikalleshi dhe Arapi, korçarët gjejnë fitoren në fushën e tyre 2-0 përball Bylisit.

Që në minutën e dytë gjyqtari akordon një 11-metërsh për vendasit, që shndërrohet në gol nga Bledi Shkëmbi, ndërkohë që në minutën e 19-të blerja e re e tyre e marrë nga Tirana, Gjergji Muzaka, shënon golin e dytë e të parin me skuadrën e Skëndërbeut.

Në pjesën e dytë të vetmet momente për t’u theksuar ishin dalja me kartonin e kuq të Begës për korçarët dhe Dimos për Bylisin.

Skëndërbeu tashmë ngjitet në kuotën e 34 pikëve, 3 më shumë se Flamurtari kryesues i cili do të luajë të dielën përball Shkumbinit në Vlorë.

Skëndërbeu ka dhe dy ndeshje të prapambetura, më 3 shkurt do të luajë përball Tiranës dhe një ndeshje që do të luajë me Kastriotin.

Top Channel