Reali, 45 mln euro dhe Benzema për Aguerro-n

29/01/2011 11:35

Reali i Madrid-it është i gatshëm të ofrojë 45 milion euro plus kartonin e Benzema-së (rreth 30 mln), për të bërë të tijin yllin e Atletico-s, Sergio Aguerro-n.

Sipas asaj që raporton sot e përditshmja “AS”, 22-vjeçari i martuar me vajzën e Maradona-s do të jetë çmenduria e radhës e presidentit Florentino Perez.

Atletico refuzoi një ofertë prej 55 milion eurosh nga Chelsea gjatë kësaj merkato të dimrit, por bardhekuqtë do ta kishin të vështirë t’i thonin jo këtij propozimi Reali-t.

Ndonëse Benzema ka gëzuar një formë të mirë kohët e fundit, ai nuk është i preferuar prej Mourinho-s, që ka vendosur të mbajë përtej verës togolezin Adebayor.

Për Aguerro-n, kalimi në “Santiago Bernabeu” do ta lejonte që të rivalizonte me Messi-n, për statusin e futbollistit më të mirë argjentinas në botë. Një tjetër plus është që nuk do t’i duhej të ndërronte qytet.

Top Channel