Milani, me shumë ndryshime në Catania

29/01/2011 13:40

Ambrosini, Cassano, Merkel dhe Emmanuelson do të jenë të gjithë në fushë që prej minutës së parë, kur Milani të përballet me Cataniain në mbrëmje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit.

Pavarësisht formës së shkëlqyer të paraqitur nga Pato në fitoren 2-1 në Kupë ndaj Sampdorias, autori i dy golave do të ulet në stol, për t’i lënë vend dyshes Ibrahimovic-Cassano, lajmëroi “Gazzetta dello Sport”.

Robinho do të ulet në stol, për t’i dhënë një pushim pas javësh të tëra si titullar. Në vend të tij do të luajë 18-vjeçari Merkel. Formacioni me të cilin Milani pritet të paraqitet në fushë në 20:45, është:

Abbiati – Bonera, T.Silva, Yepes, Antonini – Ambrosini, Van Bommel, Emmanuelson, Merkel – Cassano, Ibrahimovic.

Top Channel