“Një futbollist i Interit është homoseksual”

29/01/2011 12:35

Një italian i quajtur Mario Ferri, i bërë i famshëm për futjet e tij në fushë gjatë ndeshjeve të futbollit, siguroi se një nga futbollitstët e huaj të Interit është homoseksual.

Në një intervistë të publikuar në të përditshmen italiane “Il Centro”, Ferri fliste për një ngjarje që ndodhi në Abu Dabi, ku ai ishte i pranishëm për të ndjekur zikaltërit në Botërorin e Klubeve.

”Një futbollist i Interit më propozoi që të ngjitesha në dhomë, në hotelin Shangrila ku skuadra ishte sistemuar. Ai më ofroi të kryenim marrëdhënie seksuale, në këmbim të 4 mijë eurove. I thashë jo, sepse nuk jam një prostitutë dhe as homoseksual”, mund të lexoje në intervistën e Ferri-t.

”Nuk është një prej lojtarëve italianë”, shtoi italiani. “Isha njohur me të që më parë në një diskotekë në Milano dhe atë mbrëmje biseduam gjatë, madje shkëmbyem edhe numrat e telefonit, por nuk ishim takuar më”.

Pas kthimit në Itali nga Abu Dabi, Ferri vuajti një muaj burgim sepse i ishte ndaluar të dilte nga vendi, pasi ishte nën gjykimin për futjet e tij të shpeshta pompoze në fushat e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Top Channel