Xavi: Messi, më i miri

28/01/2011 17:40

Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, ka mbyllur polemikat mbi “Topin e Artë” të akorduar për Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është më i mirë se ai vetë dhe se Iniesta.

“Jam i lumtur që bëra pjesë në podin e fituesve. Nëse do ma thonin para dhjetë viteve nuk do e besoja. Leo Messi është më i mirë se unë dhe se Iniesta. Është futbollisti më i mirë në botë dhe me shumë mundësi është një nga pesë më të mirët në historinë e futbollit”, tha Xavi për revistën “DiR Emotions”.

Mesfushori spanjoll foli edhe për mënyrën se si e jeton ai futbollin: “Njerëzit shkëputen nga futbolli ndërsa unë e kam të pamundur. Unë jam futbollist dhe dashamirës futbolli dhe e kam të pamundur të flas për gjëra të tjera edhe pse përpiqem.”

Top Channel