Tubimi, lule edhe për Dedën e Veizin
28/01/2011 15:00
Kortezhi po drejtohet tek vendi i dytë, ku u vra Vizer Veizi, para portës së kryeministrisë. Familjarët e viktimave po vendosin lulet para portretit të Veizit.
Tani kortezhi me kryetarin e PS, Edi Rama po zhvendoset tek vendi ku u vra viktima e tretë, Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë.
Numri i pjesëmarrësve është i paimagjinueshëm. Njerëzit që marshojnë drejt vendit të homazheve është i pafund. Ata që janë në radhë të parë, pasi vendosin lulet kthehen për t’u rikthyer në qendër.
Edhe kryetari i opozitës është larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar për demonstratën-homazh.
Top Channel