Protesta-homazh, interes nga mediat ndërkombëtare

28/01/2011 16:00

Protesta-homazh e opozitës është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

ANSA, Corriere della Sera, La Repubblica e kanë cilësuar këtë manifestim si një “kortezh paqësor në nderim të viktimave të qëlluara nga Këshilli i Ministrave” gjatë demontratës së 21 janarit.

Ky interesim është parë edhe nga prania e madhe e reporterëve dhe operatorëve të mediave ndërkombëtare që po regjistrojnë homazhet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Top Channel