Në homazhe edhe deputetë italianë

28/01/2011 15:30

Janë edhe deputetë italianë, përfaqësues të Partisë Demokratike italiane, që po marrin pjesë në kortezhin në nderim të viktimave të demonstratës së 21 janarit.

Sipas burimeve të Top Channel, janë dy ose tre deputetë që së bashku me qytetarët shqiptarë po nderojnë viktimat.

Deri në këto momente protesta paqësore po vijon e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Në Bulevard vihet re edhe një prezencë shumë e madhe e mediave të huaja që po ndjekin ecurinë e protestës-homazh.

Top Channel