Murray mbërrin në finalen e Australian Open

28/01/2011 13:50

Tenisti britanik, Andi Murray, fitoi 4-6, 7-6, 6-1, 7-6 në gjysmëfinalen e Australian Open përballë Roger Ferrer-it, në një ndeshje të luajtur në Melburn, e cila përfundoi pak minuta më parë.

Numri pesë në botë humbi setin e parë dhe luajti dobët pranë rrjetës, por përfitoi nga shërbimet e tij shumë të mira për të bërë diferencën në setin e dytë dhe të katërt, të cilët u vendosën vetëm në “tie-break”.

Murray do të luajë në finale me serbin Novak Djokovic, i cili një ditë më parë mposhti Federer-in në gjysmëfinale. Numri një në botë, Rafael Nadal, nuk mundi të kalonte çerekfinalet. Ai u eliminua nga bashkëkombasi Ferrer.

Top Channel