Milani mbyll merkaton me blerjen Vila

28/01/2011 11:25

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, mbylli me sukses mbrëmjen e shkuar bisedimet me Espanyolin për talentin Didac Vila, lajmëroi rrjeti informativ Mediaset.

Në takimin e ndodhur në Barcelonë, u ra dakord për mbylljen e marrëveshjes mbi bazën e një huazimi me një milion, plus tre të tjerë dhe bonuese nëse kuqezinjtë do të duan të blejnë përfundimisht kartonin në verë.

Vila luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është në gjendje të marrë pjesë edhe në Champions League. Ky është përforcimi i katërt i kuqezinjve në këtë merkato të janarit, pas Cassano-s, Van Bommel-it dhe Emmanuelson-it.

Me këtë goditje, merkato e Milanit mund të konsiderohet e përfunduar.

Top Channel