Arrihet marrëveshja për shitjen e Romës

28/01/2011 11:30

Takimi në Nju Jork mes drejtuesve të Romës, bankës Unicredit dhe blerësve të interesuar të klubit është mbyllur me sukses, lajmëroi mëngjesin e sotëm e përditshmja “Corriere dello Sport”.

Mbeten për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit të kontratës, ndërsa kalimi i pronësisë pritet të ndodhë që në javën e ardhshme.

Pronari i ri do të jetë një amerikan me origjinë italiane, Carlo di Benedetto. Ai ka bërë miliardat e tij nëpërmjet biznesit të ndërtimeve, ndërsa është gjithashtu pronar i skuadrës së bejzbollit, Boston Red Soks.

Pronarja aktuale e klubit, Rosella Sensi, do të shndërrohet vetëm në një aksionere të vogël në skuadrën verdhekuqe.

Top Channel