Roma eleminon Juventusin

27/01/2011 23:15

Roma ka mundur 2-0 Juventusin në cerekfinalen e Kupës së Italisë, në stadiumin Olimpiko të Torinos.

Kanë zhvilluar një lojë më të mirë kryeqytetasit të cilët e kanë merituar këtë kualifikim përball skuadrës së Del Nerit.

Pavarësisht rasteve të krijuara, vetëm në minutën e 65-të Vucinic zhbllokon shifrat për verdhekuqtë ndërkohë që Juventusi krijon pak për të rrezikuar portën kundërshtare.

Në përfundim të kohës së rregullt, një krosim i kapitenit De Rosi shndërrohet në një supergol nga Tadei që mbyll gjithcka.

Me këtë ndeshje janë përcaktuar përfundimisht ciftet gjysmëfinaliste të kësaj veprimtarie, Interi do të përballet me Romën, ndërkohë që Milani i cili fitoi një ditë më parë me Sampdorian do të luajë me Palermon.

Top Channel