Real dhe Barça drejt finales së Kupës së Mbretit

27/01/2011 08:15

Karim Benzema shënon golin e vetëm të ndeshjes për Real Madrid në Sevilla ndërsa Barcelona shkatërron 5-0 Almeria në Camp Noun ë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Në këtë mënyrë pritet që finalja të jetë klasikja Real Madrid-Barcelona.

Në Sevilla ka pasur nga të gjitha. Benzema shënon golin e avantazhit për Real Madrid në minutën e 17-të, ndërsa vendasit pretendojnë për një gol fantazmë të Luis Fabiano që ka kaluar vijën e portës dhe më pas është larguar nga mbrojtësit madrilenë në minutën e 46-të. Arbitri i ndeshjes nuk e akordon.

Në fund të ndeshjes, Iker Casillas, portieri dhe kapiteni i Real Madrid, goditet me një objekt në kokë të lëshuar nga shkallët e stadiumit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Barcelona e pati të lehtë ndaj Almeria duke mbyllur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Dy gola Messi dhe nga një gol Villa, Pedro dhe Keita i japin fitoren 5-0 ekipit katalanas.

Top Channel