Kahn paralajmëron Van Gaal: Bayern nuk është Ajax

27/01/2011 12:10

Ish-portieri i kombëtares gjermane dhe Bayern Munchen, Oliver Kahn, mendon se politika e “të rinjve” që po ndërmerr Van Gaal tek ekipi gjerman nuk duhet çuar deri në ekstreme.

“Cdo gjë ka kufij. Në një ekip duhet të arrihet balanca mes të rinjve dhe veteranëve. Bayern Munchen nuk mund të jetë një ekip U-21”, u shpreh Kahn për ‘Kicker’.

“Bayern Munchen nuk është Ajax. Hollandezët varen nga të rinjtë sepse yjet e futbollit botëror nuk shkojnë të luajnë në Hollandë, por ky nuk është rasti i Bayern”, shtoi ish-portieri.

Van Gaal i ka dhënë besim shumë të rinjve, mes të cilëvë edhe Thomas Muller dhe Holger Badstuber, të cilët tashmë janë pjesë e kombëtares gjermane.

Gjithashtu, Thomas Kraft ka zënë vendin e portierit titullar duke ulur në stol veteranin Hans Jorg Butt.

33-vjeçari Mark van Bommel u transferua para pak ditësh tek Milan pikërisht për shkak të kësaj politike që po ndjek Van Gaal.

Top Channel