Interi siguron shërbimet e Pazzini-t

27/01/2011 21:40

Interi dhe Sampdoria gjetën marrëveshjen për kalimin e golashënuesit Giampaolo Pazzini në “San Siro”, ndërsa firma që do të përfundojë operacionin do të hidhet nesër, raportoi rrjeti informativ Mediaset gjatë mbrëmjes.

Të dy klubet ranë dakord mbi bazën e 12 milion eurove, plus kartonin e francezit Biabiany dhe të riut Kaldirola, që do të kalojë në “Marassi” pas gjashtë muajsh, kur të përfundojë huazimi i tij aktual tek Twente.

Kontrata do të jetë prej katër vitesh e gjysmë dhe Pazzini mund të luajë me zikaltërit që në ndeshjen e radhës përballë Palermos. Vlera reale e këtij transferimit llogaritet të jetë prej 24 milion eurosh, pasi Biabiany dhe Caldirola së bashku vlejnë 12 milion euro.

Top Channel