Imami: Ushtria, jo në gatishmëri

27/01/2011 20:20

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi se ushtria nuk është në gatishmëri për protestat që do të zhvillohen në Tiranë të premten.

Imami u shpreh se, akuzat e opozitës ndaj tij për politizim të ushtrisë nuk qëndrojnë dhe se faktori ndërkombëtar ka vlerësuar rolin e ushtrisë.

“Nuk ka gatishmëri të posacme, shpresoj një manifestim paqësor. Do të ishte më mirë të mos kishte manifestim fare, gjë që qeveria e bëri. Këtë e kërkuan edhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Imami.

Ministri i Mbrojtjes ishte thirrur në komisionin parlamentar për sigurinë kombëtare, ku u diskutuan ndryshimet në ligjin për përdorimin civil të lëndëve plasëse, ku parashikoihet edhe rregjistrimi, gjurmimi dhe identifikimi i tyre.

Për një kohë të gjatë, debatin në komisionin për sigurinë kombëtare e zunë fishekzjarret, edhe pse në një situatë krize për vendin, asnjë prej depuetetëve nuk diskutoi për ngjarjet e fundit në vend.

Top Channel