Buffon-Cassano rikthehen në kombëtare

27/01/2011 16:50

Gianluigi Buffon dhe Antonio Cassano do të luajnë përballë Gjermanisë në miqësorën e 9 shkurtit, lajmëroi trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, gjatë një konference për shtyp të organizuar sot.

”Buffon është rikthyer dhe tani ndihet mirë. Gjithmonë e kam konsideruar si numrin një në portën tonë dhe nëse do të jetë i disponueshëm, është e qartë që do të grumbullohet ndaj Gjermanisë”, deklaroi Prandelli.

”Cassano? Unë gjithmonë kam thënë se i gjykoj lojtarët nga paraqitjet e tyre në fushë dhe është e qartë që paraqitjet e tij të fundit kanë qenë shumë të mira, prandaj do të jetë prezent”.

Top Channel