Australian Open, Klajsters-Na në finale

27/01/2011 13:35

Li Na bëhet tenistja e parë aziatike që arrin të kualifikohet në finalen e e një turneu Grand Slam.

28-vjeçarja ka surprizuar në gjysmëfinale duke mundur numrin 1 të botës, Karolin Vozniacki, 2-1 me sete.

Kundërshtarja e Li Na në finalen e femrave në Melburn do të jetë belgia Kim Klajsters e cila mundi lehtësisht 6-3, 6-3 rusen Vera Zvonareva. Tenistja belge e mbylli ndeshjen në 73 minuta duke regjistruar finalen e dytë në Australi pas humbjes 7 vjet më parë kundër Zhystin Henë.

Bilanci i përballjeve direkte mes Li Na dhe Klajsters është në favor të belges e cila ka fituar 4 nga 6 ndeshjet e zhvilluara. Hera e fundit e përballjes së tyre ishte para 3 javësh në finalen e turneut të Sidnej, finale kjo që u fitua nga tenistja kineze.

Top Channel