Australian Open, eliminohet edhe Federer

27/01/2011 13:50

Pas Rafael Nadal edhe Roger Federer largohet pa trofe nga Australian Open.

Kampioni në fuqi i këtij aktiviteti është mundur në gjysmëfinale nga Novak Djokoviç, i cili fitoi 3-0 me sete (7-6, 7-5, 6-4). Zvicerani kishte mundësinë më të mirë në setin e dytë për të kthyer ndeshjen në favor të tij pas rezultatit 5-2, por nuk mundi të përballojë shërbimet pothuajse perfekte të Djokovic.

Serbi, i cili ka fituar Australian Open në vitin 2008, tashmë është në pritje të kundërshtarit që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër Andy Murray-David Ferrer.

Një finale pa Nadal dhe pa Federer nuk ndodhte që nga viti 2008, ndërkohë që kjo është hera e parë pas 3 vjetësh që zvicerani Federer del i humbur nga një ndeshje pa fituar as edhe 1 set.

Top Channel