Van Bommel: Tek Milan për shkak të Van Gaal

26/01/2011 12:10

Mark van Bommel ka shpjeguar se është larguar nga Bayern Munchen për tu bashkuar me Milan për shkak të trajnerit të ekipit gjerman, Louis van Gaal.

“Të gjithë e dinë se çfarë po kurdiste Van Gaal dhe unë nuk doja të paguaja pasojat”, tha Van Bommel për gjermanen ‘Bild’.

“Unë nuk doja të largohesha, por gjërat ndryshuan”, shtoi mesfushori hollandez.

Marrëdhëniet mes Van Gaal dhe Van Bommel u përkeqësuan sepse trajneri hollandez kishte ndërmend të linte në stol mesfushorin në shumicën e ndeshjeve të ardhshme.

Van Bommel pritet të bëjë sot debutimin me Milanin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sampdorias.

Top Channel